Mbrëmjen e kaluar deklarata e Luiz Ejllit se nga një tumor bëri lëmsh të gjithë publikun dhe tronditi rëndë të gjithë banorët. Kjo gjë u sqarua kur këngëtari bëri analizat live dhe mjekja doli me deklaratën që fatmirësisht nuk ka asnjë problem dhe aq më pak tumor.
Kjo bëri që banorët të shpërthejnë ndaj Luizit dhe Kiara është distancuar tashmë prej këngëtarit, duke ia prerë shkurt “nuk ke më punë me mua se më gënjeve”.
Por në të gjithë këtë zhurmë që shkaktoi, Luizi ka akuzuar ditën e sotme produksionin që i ka prerë rrëfimin në klipin e transmetuar, pasi biseda sipas tij nuk mbaron aty.
“E para që më vjen keq që doli në nominim Kiara prej meje, e dyta ma bënë gjyqin pa marrë vesh dhe versionin tim veç fut e bjer. E treta duke qenë në maj, ia futa vetes. Nëse e kanë marrë kështu le të dal. Fillova tu e fol në numrin njëjës se nuk doja ta nxirrja emrin e atij. Në fund duket që e kanë pre klipin ndaj më erdhi inat por nuk ia vlen me u përzi, se nuk mbaron ashtu ndaj mbeta keq por ma ndiu zemra dhe e mbyllën aty”, tha Luizi.