Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do të mbledhë ditën e sotme Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Ky fakt është bërë i ditura nga zyra e presidencës dhe sipas këtij njoftimi mbledhja do të zhvillohet në orën 14:00 në Presidencë.
Sipas burimeve, në këtë mbledhje synohet që të jepet një panoramë e plotë e gjendjes së Sigurisë Kombëtare në Republikën e Shqipërisë, ku do të diskutohen prioritetet e 2023-shit, gjithëpërfshirja e institucioneve si dhe garantimi i sigurisë së qytetarëve që pas sulmeve kibernetike që ju bënë faqeve zyrtare shtetërore në vend.