Policia spanjolle ka shkatërruar një bandë me 27 persona të cilët drejtonin 3 fabrika ilegale duhani ku punonin refugjatë ukrainas. 27 personat të cilat tashmë janë arrestuar nga policia, kanë shfrytëzuar situatën e luftës dhe i kanë mbajtur ukrainasit në kushte të këqija. Ata punonin me orë të gjata dhe nuk largoheshin, për të shmangur zbulimin pasi disa kishin hyrë ilegalisht në Spanjë.
Të arrestuarit e kishin shtrirë aktivitetin e tyre në 3 rajone të Spanjës. Ata e kishin kontrabanduar të gjithë sasinë e duhanit. Fabrikat mund të prodhonin më shumë se gjysmë milioni paketa cigaresh në ditë, të cilat shiteshin në të gjithë Spanjën dhe jashtë saj.
Autoritetet konfiskuan produkte duhani me vlerë 37.5 milionë euro, automjete luksoze, bizhuteri dhe sasi të mëdha parash, më shumë se 20 shtëpi, ndërtesa industriale dhe dyqane u kontrolluan.