“Bebe” titullohet albumi i saj më i fundit, i cili ka dalë në shitje këto ditë dhe po korr mjaft sukses. E teksa po i gëzohet suksesit të albumit të tretë në karrierën e saj, Bebe Rexha është shumë e zënë gjatë këtyre ditëve me promovimin e tij në intervista të shkruara dhe dalje të ndryshme televizive.
“I dashuri im është shumë mbështetës. Ai është aq i ëmbël, saqë kur e sheh që jam e mërzitur, përpiqet të më nxjerrë për darkë ose në ndonjë takim, edhe pse vërtet nuk më pëlqen të dal nga shtëpia, të them të drejtën, sepse nuk e dua këtë gjë. Ai gjithmonë përpiqet të më ngrejë lartë. Ai gjithmonë përpiqet të vijë në shfaqjet e mia, dhe punon si kineast dhe regjisor, kështu që sa herë që kam nevojë për këshilla kur xhiroj një klip, ai është gjithmonë pranë. Ai gjithmonë më jep kontributin e tij dhe unë e dua vërtet për këtë”, tha Bebe Rexha për “People”.
Artistja me origjinë shqiptare përndryshe i ka të rralla paraqitjet publike me të dashurin e saj, pasi ka preferuar ta ruajë për vete privatësinë e saj. /Telegrafi/