Tea Trifoni dhe Olta Gixhari, dy nga banoret e Big Bother Albania Vip2, patën pasditen e sotme një ballafaqim me njëra tjetrën, pasi kjo e fundit mendonte se kishte një ngërç në komunikimin mes të dyjave.
Por në bisedë e sipër Tea e shmang për të pirë pak ujë, çfarë ka sjell një diskutim mes tyre.
Debati:
Olta: Unë kam tentuar po ti nuk dëgjon, me mua jo, e shoh të vështirë komunikimin me ty.
Tea: E ke gabim, ça të bëj unë, të vdes këtu se do ti muhabet. S’mund të marr pak ujë, se ofendohesh ti.
Olta: Po unë nuk mund ta shpreh mendimin tim pas 30 minuta, sa të mbarosh ti punët e shtëpisë.
Tea: Tani si të duash, unë nuk të detyroj të flasësh me mua me zor.
Olta: Ti mua më ke dhënë tjetër perceptim në fillim, madje sa je futur të kam thënë ua je bërë si perëndeshë, sa paqe rrezaton. Thashë se do rrinim bashkë, kam ndjerë simpati por ti jo mesa duket. Ndaj kam qëndruar larg.
Tea: Po pse?
Olta: Atë më ke dhënë ti, kam tentuar të flas. Se di tani mbase e ke bërë pa qëllim.
Amos: Mbase nuk e keni njoh mirë njëra-tjetrën.