Aurela Hoxha është tashmë një mami dhe është kujdesur shpesh herë që këtë pjesë të saj ta mbajë larg vëmendjes së kamerave.
Mirëpo në ditën e lindjes së djalit të saj nuk i ka kursyer fjalët e bukura. Bashkangjitur me urimin, modelja ka publikuar edhe disa foto nga pushimet së bashku me djalin, Alaron.
“Gëzuar ditëlindjen fëmija im i preferuar! (Shh, mos i trego Luna/Ea’s)
Te duaaa jeta ime, falenderoj Zotin ç’do ditë që të solli në jetën time, ti i jep kuptim ! Të duaaaaa, të duaaaam! Frymë!”- shkruan ajo.
Aurela tregoi gjithashtu se me partnerin e saj u dashurua gjatë kohës që ka qenë me pushime në Ibiza. Tani ata prej vitesh jetojnë në Spanjë dhe janë prindër të djalit 2-vjeçar Alaron dhe bebushes Luna Ea.
View this post on Instagram