Disa ditë më parë një tjetër sherr midis reperësh mori vëmendjen e të gjithëve. Bëhet fjalë për një video që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale ku shihej Arkimed Lusha (Stresi) duke sulmuar anëtarin e grupit TBA, Arben Simonin i njohur thjesht si BMT.
Ky i fundit ka reaguar në një “live” duke u shprehur se edhe nëse e vrasin, ai ka videot e agresorëve në duar të sigurta.
“Ata kanë bërë një gabim, ta marrë vesh e gjithë Shqipëria, kanë bërë një gabim sepse unë kam të gjitha lëvizjet që kur kam dalë nga Rinasi. Kur më kanë pritur, makina me xhama të zinj duke filluar nga Opeli, GLE-ja dhe krejt fytyrat e 12 vetave. Mos hajde me më kërkuar, as milionat e Edi Ramës nuk kanë me e mbyllur këtë çështje. Edhe me më vra mua nesër, videot janë të sigurta, nuk nxjerrni gjë me më vra mua. Vetëm se ka me u bërë një çështje e madhe. Edhe me më vrarë dhe me më torturu mua videot janë të sigurta,”-përfundoi reperi.
Ju kujtojmë që më herët edhe Stresi ka reaguar përmes një live në Instagram të zhvilluar me Kozakun.
Ai tregoi se nuk e ka prekur me dorë kundërshtarin, por “njerëzit e tij” kanë marrë masa duke e sulmuar, për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme dhe sharjeve publike që i ka bërë.
“Ne i kemi inat kërcënimet, sepse kemi motra, vëllezër, nënë, baba, dalin nëpër Tiranë, ku iu merret vesh këtyre se janë njerëz të çmendur, kërcënojnë: ‘Do të vras’, ‘Po jetoj për të ardhur në Shqipëri për të të vrarë’, Ne kur e marrim vesh që janë në Shqipëri pastaj, veprojnë njerëzit se unë as nuk e kam prekur me dorë atë legen”, tha Stresi ndër të tjera.