I shpallur në kërkim për operacionin “Flakë në det”, Gëzim Çela, është arrestuar në Kosovë.
Çela u vu në pranga gjatë një aksioni të përbashkët mes Policisë Shqiptare dhe Policisë së Kosovës. Ai cilësohej si “baron i drogës” në Fushë Kuqe.
Çela u shpall në kërkim për trafikun dhe shkëmbimin e hashashit me kokainë në mes të detit.
Çela ishte në arrati që prej vitit 2014 kur u zbulua laboratori i heroinës në Fushë Kuqe, megjithatë ai vijonte të kryente trafikun e drogës nga arratia.