I njohur si “mbreti” i narkotikëve, Dorian Petoku, është arratiru nga qelia e burgut në Itali. Petoku ndodhej në komunitetin e rikuperimit në Napoli, ku kishte arritur të transferohej me një certifikatë mjekësore.
Shqiptari është arratisur të premten nga komuniteti i Sessa Aurunca, në të cilën ishte vendosur në tetor të vitit të kaluar. Petoku u lirua nga burgu në bazë të ekspertizës që vërtetonte varësinë e tij ndaj drogës.
Mësohet se Petoku ka thyer byzylykun elektronik duke shkaktuar alarmin e lidhur me policinë.
Arratisja ndodhi një ditë pas dëshmisë së Fabrizio Capogna-s, një eksponent kryesor i trafikut të drogës. Capogna vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë për të zbuluar akltivitetin e trafikut të kokainës së shqiptarëve dhe të grupit të Leandro Bennato, një grup pjesërisht i përfshirë në vrasjen e Diabolik.