Producenti dhe moderatori Ardit Gjebera ka bërë një paralajmërim për të gjithë konkurrentët e edicionit të këtij viti të “Këngës Magjike”.
Gjebrea përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram tha se blerja e klikimeve të këngëve të publikuara në YouTube mbetet një problematik.
Si e tillë, prezantuesi nga Shqipëria tha se do të merren masa për artistët, këngët e të cilëve nëse do të kenë blerje të klikimeve.
“Do bëja një thirrje për gjithë artistët pjesëmarrës në Kënga Magjike 2022 që të kërkojnë nga publikuesit raporte të vazhdueshme të klikimeve se nga u vijnë, në mënyrë që të parandalojnë blerjen e një gënjeshtre të madhe (siç janë edhe “fansat” nga India dhe Filipinet që po çmenden për këngët shqiptare)”, ka shkruar Gjebera mes tjerash.