Pak ditë më parë, dy moderatoret, Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani zhvilluan një bisedë virtuale në Instagram përmes postimeve në story. Gjithçka nisi nga një ndjekës i Arbanës, i cili e pyeti moderatoren “Pse e ke lënë Xhemin pas dore”
“Xhemi është momentalisht në Milano, me një shoqe të re, shopping dhe dining nëpër vendet ku do të shkonim bashkë… kush ka lënë pas dore kë”- ishte përgjigja e Arbanës, ku kishte etiketuar edhe Xhemin.
Kjo e fundit u përgjigj përmes një fotoje me shoqen e saj krahas së cilës shkroi: “Pasojat e të lënit pas dore janë këto”. Kështu Arbana, e cila e ripostoi storyn e Xhemit, reagoi përsëri se “e ka gjetur dhe shumë më të bukur se unë”.
Por së fundmi Xhemi është rikthyer në Shqipëri dhe këtë gjë na e zbuloi vetë Arbana. Në një foto që kjo e fundit ka postuar në Instagram, dy moderatoret duket se janë takuar, ndërsa Xhemi shfaqet duke ngrënë.
“E paska lënë pa ngrënë ajo tjetra”- shkruan Arbana krahas fotos, duke shkaktuar të qeshura edhe te ndjekësit e saj.