Ministria e Brendshme dhe kompania “IdentiTek” njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për letërnjoftime dhe pasaporta do të jenë të hapura edhe dy të shtunat e ardhshme, me datë 19 dhe 26 gusht.
Në njoftimin e ministrisë së Brendshme theksohet se kjo bëhet për të lehtësuar shërbimin për qytetarët, që kanë ardhur për të pushuar në Shqipëri, e njëkohësisht të ripajisjes me dokumente identifikimi dhe udhëtimi.
Procedura për aplikim për letërnjoftim apo pasaportë kryhet në vetëm pak minuta, në zyrën e “IdentiTek”, ndërsa kuponat për këtë shërbim qytetarët i gjejnë në çdo zyrë e Postës Shqiptare.