Këngëtarja Anxhela Peristeri ka realizuar projektin e saj të fundit të titulluar “1960”, në bashkëpunim me Vedat Ademin.
Mirëpo, ky projekt tregoi Anxhela, ishte parashikuar të realizohej me Luiz Ejllin. Këngëtarja tha se për shkak të disa arsyeve të ndryshme në karrierën e Luizit, ky i fundit nuk mori pjesë në projekt.
Ajo tha se vendosën të zgjedhin një plan B që ishte Vedati.
“Ka qenë Luizi në plan. Ishte ky projekt që për aryse të ndryshme të karrierës së Luizit nuk u realizua. Kështu që u realizua më vonë me Vedatin. Unë mendoj që është një këngë shumë e bukur dhe të gjithë do ta mirëprisnin. Mendimi për Luizin nuk ishte asnjëherë për komercialitet, sepse Luizi është një këngëtar festivalesh dhe e ka vërtetuar këtë. Zëri i Luizit në këtë këngë do të rrinte shumë mirë dhe ne prandaj e menduam. Për asnjë arsye komerciale. Nga momenti që nuk u realizua, pastaj vendosëm një plan B që ishte Vedati”, tha Anxhela.