Ajo mund të jetë hequr nga roli i saj si Ambasadore e Kombeve të Bashkuara pas 20 vjetësh, por puna e saj filantropike nuk ndalet.
Angelina Jolie ka luftuar për shumë vite për të drejtat e emigrantëve dhe popujve që gjenden në kushte lufte, varfërie apo duke përjetuar ndryshime tragjike për shkak të fatkeqësive natyrore. Nëpërmjet veprimeve dhe fushatave që organizon, ylli i kinematografisë ndërkombëtare përpiqet të ndihmojë të prekurit dhe viktimat, por edhe të zgjojë pjesën tjetër të botës me atë që po ndodh. Në fakt, aktorja krijoi një llogari në Instagram vetëm për të promovuar këto veprime.
Në postin e saj më të fundit, Jolie i referohet tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe kërkon që të ndihmojmë të prekurit. Aktorja e njohur ndau një video nga një operacion i kërkim shpëtimit në Siri duke thënë se “ne kemi nevojë për ndihmën tuaj.”
Në të njëjtin postim shohim foton e babait që mban dorën e vajzës së tij të vdekur, trupi i së cilës është nën rrënoja. Përveç kësaj, posti përfshin një imazh të Hatajit të marrë nga droni dhe një pjesë nga përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit në Siri.
“Zemra ime është me popujt e Sirisë dhe Turqisë. Është e vështirë të kuptosh dhembjen e paimagjinueshme që kanë vuajtur shumë familje. Unë shpresoj se të tjerët do të konsiderojnë bërjen e donacioneve për të vazhduar përpjekjet e tyre për të shpëtuar jetë”, shkroi ajo.
View this post on Instagram