Pas dy dekadash pune me UNHCR-në, Angelina Jolie ka dhënë dorëheqjen nga roli i saj si Ambasadore e Vullnetit të Mirë.
Lajmi është bërë i ditur në një deklaratë të përbashkët. Sipas saj, Angelina Jolie “po ecën përpara për të punuar në një gamë më të gjerë të të drejtave të njeriut”.
“Unë do të vazhdoj t’i kushtoj të gjitha forcat në vitet e ardhshme për mbështetjen e refugjatëve dhe atyre që janë detyruar të largohen nga atdheu i tyre. Kam në plan të punojë “ndryshe” së bashku me organizatat lokale të refugjatëve’, tha ajo.
Aktorja mori pjesë në më shumë se 60 misione për të dëgjuar histori të njerëzve, histori dhimbjeje, shprese dhe forcë. Së fundmi, ajo vizitoi Burkina Fason dhe Jemenin.