Sara Hoxha dhe Luixhino erdhën mbrëmjen e djeshme erdhën me një vals nën ritmet e këngës “Më fal” nga Elvana Gjata. Dyshja morën vetëm 38 pikë nga 50 pikë në total. Sara mori kritika nga anëtarët e jurisë të cilët u shprehën se ajo ishte e ftohtë dhe nuk përcolli emocion.
“Kishim vetëm 4 ditë kohë të mësonim kërcimin, të mësoja unë të aktroja…”, tha bukuroshja, e cila në këtë moment u ndërpre nga Dalina Buzi.
“Sara këtë nuk duhet ta thuash më kurrë se e ke bërë si justifikim. Këtë nuk duhet ta thuash më kurrë, nuk na intereson më shpirt se çdo njeri këtu do thotë kam 4 ditë kohë. Në fund ne duam të shikojmë kërcimin”, u shpreh ajo.