Ndonjëherë, marrëdhëniet familjare mes personave të cilët kanë famë dhe rrjedhimisht edhe shumë angazhime janë disi të ftohta dhe priren të jenë distante. Por në rastin e moderatores Ana Kallaku me kunatën e saj Xhensila Myrtezaj nuk është aspak kështu.
Ana së fundmi ka folur për marrëdhënien e saj me Xhensilën duke shpjeguar, se kunata e saj është si dritë dhe se janë shoqe, motra dhe gjithçka tjetër.
“Kunata ime është si dritë dhe si ditë bashkë. Xhensila është një dashuri e madhe shumë. Ne kemi jetuar në një kohë të gjatë bashkë dhe jemi rritur së bashku. Jam e lumtur që i shikoj bashkë me Besin në një familje aq të bukur. Gëzoj faktin që e kam nusen e vëllait si motër shoqe, e çdo gjë tjetër”, u shpreh Ana Kallaku.