Deklaratat e Amosit brenda shtëpisë së Big Brother Vip janë bërë sërish virale në rrjetet sociale. Së fundmi në rrjet ka qarkulluar një moment kur Amosi debaton rëndë me Luizin teksa ky i fundit futet brenda shtëpisë, ndërkohë që aktori është i ulur në oborr.
Në debat e sipër, ai i kërkon të largohet bashkë me Kiarën, duke iu referuar moderators me një term tepër ofendues.
“Krisu bashkë me putanën tënde”, dëgjohet të thotë Amosi. Ky moment ashtu si mallkimi që dhëndri të digjet bashkë me shaminë në pishinën me benzinë janë anashkaluar nga produksioni. Nuk dihet nëse produksioni do të hesht sërish për këtë fyerje të rëndë