Deklaroi se ishte single, por Alesia Bami “arratiset” në ishullin grek me të dashurin sipërmarrës! “Ende vetëm”, ishte kjo përgjigjja që pak javë më parë na dha Alesia Bami në intervistën e saj.
Por vetëm pak ditë më parë, moderatorja u shfaq në ishullin e Mikonos, ku dhe nuk u kursye të publikonte foto nga pushimet e saj luksoze. Por natyrisht që në këto ditë të nxehta ajo nuk ka qenë vetëm, madje as me mikeshat.
Nga burime pranë saj kemi mësuar se prezantuesja ka kaluar 1 javë të nxehtë me të dashurin e saj në Mikonos. Partneri i Alesias nuk është një personazh i njohur për mediat, megjithatë në botën e biznesit është një emër mjaft i lakuar.
Çifti ka vendosur t’i shmanget syrit të publikut, por edhe të shijojnë pushimet në një nga destinacionet më luksoze të Europsë, por jo vetëm. Në shtetin fqinj, ajo ka publikuar disa foto në “Instagram” nga ishulli i sa famshëm aq edhe i shtrenjtë ku dhe shumë futbollistët kalojnë pushimet e tyre në vitet e fundit.
Prej andej, Alesia ka realizuar edhe një intervistë telefonike me “Top Albania Radio” në emisionin e moderuar nga Ed Manushi. E pyetur rreth pushimeve të saj, prezantuesja tha: “Mendoj se shërbimi i tërheq të gjithë këtu. Çmimi që kam pirë unë, nuk është normale ta them. Ka nga më të lirat te më të shtrenjtat. Një shishe verë këtu kushton deri në 80 mijë euro”.
Ndërkohë, e ngacmuar nga Ed Manushi nëse ka parë ndonjë futbollist, ajo tha: “Këtu, në fakt, ka shumë futbollistë që pushojnë. Nuk dua të përmend emra”.
Mirëpo, Manushi tha: “Do të thotë se muhabetet që vijnë këtu janë të vërteta: Alesia Bami në pishinë me një futbollist”. Mund ta them edhe emrin nëse më lejon”.
Por, Alesia e anashkaloi me sportivitet këtë situatë dhe nuk zbuloi asnjë emër. Por duket se në Mikonos me Alesian nuk ka qenë një futbollist, por një biznesmen që prej kohësh frekuentohet me prezantuesen e njohur. Pak javë më parë, ajo foli në media për pushimet, duke mos i fshehur kritikat për personazhet shqiptarë që zgjedhin destinacione të shtrenjta.
“Ideja është që secili vendos vetë se ku mund të shkojë, në vende të qeta apo ku ka më shumë zhurmë. Kam dëgjuar me shumë kujdes një njeri shumë të suksesshëm të biznesit, i cili më tha: ‘Shqiptarët janë të prirë të shkojnë në vendet më të shtrenjta’. Këtu kishte një biznes tjetër që i mbante më lirë se ai dhe të gjithë ishin mbledhur te biznesi i atij.
Kjo ndodh se shqiptarët duan, nuk përgjithësoj të gjithë, janë një përqindje e tyre që janë të prirë drejt markave. Ndoshta xhepi i tyre nuk i përballon, por për shkak të shoqërisë apo shitjen e mendjes që ne duam ta bëjmë. Unë mendoj se ka si në veri, ashtu dhe në jug, që ka edhe për shtresën e mesme dhe të ulët, por ka edhe për shtresën që ua mban xhepi”, u shpreh Alesia.
E pas këtyre deklaratave, vetë ajo dhe partneri i saj zgjodhën një nga ishujt më të kushtueshëm.