Enrique Iglesias ka njoftuar fansat se albumi i tij i ri do të jetë edhe i fundit në karrierë.
Iglesias tha se albumi ka përfunduar dhe do të dalë në shkurt.
“Ka përfunduar plotësisht. Ajo që unë dua të bëj është të xhiroj një ose dy video menjëherë përpara pjesës së dytë të turneut dhe ta lansoj atë”, u shpreh artisti spanjoll.
“Kam shumë vite që punoj në këtë album. Dhe për mua ishte gjithmonë siç thashë, albumi im i fundit… ky është ai. Nuk do të bëj më albume”, tha Iglesias.