Albina dhe Familja Kelmendi kanë parakaluar së fundmi në atë që quhet “tapeti i bronztë”, ku prezantohen të gjithë pjesëmarrësit e Eurovisionit.
Në një veshje të zezë dhe me disa elemente tradicionalë në pjesët e saj të trupit, Albina u duk mjaft bukur në paraqitjen e saj debutuese në Liverpool.
Edhe familjarët e saj gjithashtu ishin veshur bukur dhe elegantë, secili me ngjyra dhe motive të ndryshme, duke bërë kështu që të pëlqehen nga të pranishmit për pamjen e tyre.