Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në mbledhjen e qeverisë së Kosovës tha se grupi i armatosur ka pasur armatim në vlerë mbi pesë milionë euro dhe sasi të mjaftueshme për një grup prej qindra luftëtarëve dhe me ketë është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë.
‘Të dielën u cënua sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe siguria kombëtare. Po atë ditë është dëshmuar rreziku qëllimi, potenciali dhe gadishmëria e grupeve terroriste që kemi luftuar për më shumë se 2 vjet e gjysmë. Mbi pesë milionë euro dhe sasi të mjaftueshme për një grup prej qindra luftëtarëve është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë. U përfshinë individë të sanksionuar nga SHBA e Mbretëria e Bashkuar për aktivitete kriminale. Ata janë në kërkim në Kosovë për vepra penale në Kosovë. Ata shfaqen në krah e përkrah në një tryezë në Rashkë e Beograd me presidentin e Serbisë Vuçiç dhe duke paralajmëruar rolin e drejtpërdrejt të shtetit serb në këtë mes’, u shpreh Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vlerësoi profesionalizmin e lartë të Policisë së Kosovës në aksionin kundër terroristëve në veri të vendit ndërsa u akordua një fond 50 mije euro familjes së policit të vrarë Afrim Bunjaku gjatë sulmit terrorist të dielën në veri.