Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbledhjen e Qeverisë e ka nisur duke folur për masat e propozuara nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës. Ai është shprehur se BE-ja, tek Kosova gjen partnerin dhe aleatin e saj më të sinqertë.
Kurti tha se me raste mund të kenë qenë kritik ndaj Bashkimit Evropian, po siç u shpreh ai, asnjëherë nuk ka qenë cinik dhe i hidhëruar.
Më tej, qeveria e Kosovës, i ka shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigadën e Veriut”. Albin Kurti u shpreh se ato janë përgjegjëse për tensionet e fundit në veri të Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur veprimet që janë ndërmarrë nga këto grupe, si sulme ndaj KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve.