Qeveria e Serbisë pretendon se ato nuk kanë kaluar asnjë centimetër kufirin, por 3 efektivët e Kosovës janë arrestuar pasi kanë shkelur në territorin e tyre. Reagimi vjen nga kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç. Në fjalën e tij, Petkoviç shprehet se është i gatshëm që të vë në dispozicion të gjitha provat dhe të nisë një hetim ndërkombëtarë.
“Kjo bandë terroriste është arrestuar sot në ora 12:38 në thellësi të territorit të Serbisë qendrore në zonën e fshatit Gnjilicë në komunën e Rashkës. Ata që kanë shkelur këto marrëveshje ndërkombëtare janë pikërisht këta terroristë shqiptarë, pjesëtarë të policisë së Kosovës. Ne jemi absolutisht të gatshëm të ofrojmë të gjitha provat dhe të bëjmë thirrje që të hapet një hetim ndërkombëtar, nëse është e nevojshme, që edhe amerikanët dhe britanikët të paraqesin imazhet e tyre satelitore në mënyrë që ajo që po themi të shihet qartë, që është se Policia serbe nuk ka kaluar asnjë milimetër vijë administrative. Ministri i tyre i rremë Sveçlja thotë se ata janë rrëmbyer. Çfarë kërkojnë me armë, harta, GPS, thellë në Serbinë qendrore dhe në pyll? Këtë do ta përcaktojë hetimi”, ka thënë ai.
Petkoviç është përgjigjur Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës se Rados Petroviq, Dushan Obrenoviq dhe Milun Milenkoviç Lune janë rrëmbyer dhe jo efektivët e policisë.
“Ata nuk do të torturohen, as nuk do të rrahen, as nuk do të rrahen. Policia jonë bën gjithçka sipas ligjit. Radoshi dhe Dushani u rrahën. Radoshi e ndryshoi pamjen e tij fizike nga rrahja. Ata e rrahën Lunetin aq shumë derisa po e futnin në veturën që duhet ta mbulojnë me leckë që të mos shohësh se çfarë i kanë bërë dhe e gjithë kjo para vajzës së tij”, ka thënë Petkoviç.
Ky zhvillim i ri ka shërbyer për të nisur një konflikt të ri mes Serbisë dhe Kosovës.