Ylli i Hollywood, Angelina Jolie ka pranuar se kishte menduar të punësonte një vrasës me pagesë për ta vrarë atë. Në një intervistë aktorja 47-vjeçare foli hapur për problemet e shëndetit mendor që e mundonin. Në vitet e para të karrierës, ajo tha se kishte menduar vetëvrasjen.
Sipas raportimeve, në moshën 19-vjeçare ajo bëri përpjekjen e saj të parë për vetëvrasje. Kur mbushi 22 vjeç, aktorja hartoi një plan për t’i dhënë fund jetës së saj në një mënyrë që familja e saj do ta kuptonte më mirë. Kështu që vendosi të punësonte një vrasës profesionist për ta vrarë atë.
“Nuk është aq e vështirë ta gjesh atë në Nju Jork. Sado e çmendur që tingëllon, mendoj se shumë njerëz kanë menduar për vetëvrasjen kur janë të rinj. E dija se shumë njerëz të afërt me mua, si nëna ime, do të ndiheshin mirë nëse do të kisha vrarë veten”, deklaroi aktorja.