Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Një kamion ka humbur drejtimin gjatë kohës që po lëvizte në autostradë, duke dalë nga ana tjetër e segmentit. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka pasur njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje po punon për largimin e mjetit dhe disiplinimin e qarkullimit.