Aktori Agron Llakaj ka përfunduar mbrëmjen e djeshme në urgjencë ku ka kaluar disa orë. Ka qenë vetë aktori i i cili ka rrëfyer se ka qenë në urgjencë, por arsyeja pse aktori zgjodhi të bënte këtë rrëfim nuk ishte gjendja e tij shëndetësore, por një episod aspak i këndshëm.
Ngjarje te Urgjenca e QSUT në mesnatë. Halli e deshi të shkoja për disa orë të mira në urgjencë…në holl dhe dhoma me shumë njerëz, pesëfishi i pacientëve…të gjithë kërkojnë ndihmë, mjekë dhe infermierë që nxitojnë, vrapojnë në ndihmë të të sëmurëve, njerëz që bërtasin në kërkim të ndihmës…ndërkohë vjen një djalë nga këta të fortët që shoqëronte të atin dhe kërkonte vëmendje me insistim.
I forti-Doktooor?!Ooo,eeeej!
(vjen doktori)
Doktori-Urdhëro përse bërtet?!
I forti-Plasi sytë, po më vdes babai!
Doktori-Nuk vdes babai pa merak, ja të lirohet një shtrat dhe do e shikojmë, veç mos bërtit?!
I forti-Ore merr vesh ti, me kë flet kështu e?! Une të martoj tëtëm!
Doktori- Dakord! Shërojmë babanë sot dhe nesër martoma ‘tëtëm’!
(Pas rreth 1 ore i forti me babanë u larguan nga urgjenca pasi morën dhe shërbimin)
Halli ndoshta na errëson sytë dhe logjikën, por për mua ata mjekë dhe infermierë janë heronj, të mitë, të tutë dhe tanët.
Kur e pyeta doktorin: Ku e gjen forcën e durimit për atë lloj komunikimi?!
Më tha: Kur futem në punë bej ndërrim gjaku, fus gjak nordik dhe heq gjakun tim prej shqiptari…se ndryshe do shërbenim me automatik.