Ferma VIP ka tërhequr vëmendjen e publikut tashmëqë është në prag të nisjes. Faqja zyrtare po zbulon detaje të reja nga emisioni i ri.
Në llogarinë e televizionit në Instagram, rezulton i konfirmuar si drejtues i programit Bes Kallaku.
Krah tij përflitet që në moderim do të jetë bukuroshja Adrola Dushi. Ajo shfaqet në një klip të ngjashëm me atë të Besit, duke nxitur kështu aludimet se do të jetë pjesë e programit në rolin e moderatores, edhe pse dicka e tillë, ende nuk është konfirmuar.
“Tuj, tuj, tuj pulat e Adrola Dushit”- shkruhet në krah të këtij postimi.