Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli ishin kryefjala e Big Brother Vip Albania 2. Dyshja u kthyen në “armiq” të njëri-tjetrit deri në ditën kur Olta u largua nga shtëpia.
Pas daljes nga shtëpia, Olta dhe Luizi u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit gjatë xhirimeve të filmit “Në kuadër të dashurisë”.
Së fundmi Olta ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në ‘Instagram’, ku një ndër ta e ka pyetur nëse ka miqësi me Luizin.
Olta i është përgjigjur pyetjes duke postuar një foto me këngëtarin, teksa shkruan “Jo”.