Aktori i njohur turk Caglar Ertugrul bleu shkollën ku kishte bërë filloren dhe më pas e shkatërroi ndërtesën. Ai postoi në llogarinë e tij në Instagram foto nga rrënojat.
“Mësuesit e mi të shkollës fillore gjithmonë më rrihnin, kështu që unë bleva shkollën dhe e shkatërrova plotësisht. Le të jetë në këtë gjendje si traumat e mia të përkeqësuara”, shkruan Ertugrul.
Lajmi u shpërnda shumë shpejt në rrjet kjo për faktin se aktori e postoi dhe e përfoli për disa ditë veprimin e tij të padëgjuar. Disa nga ndjekësit e tij në rrjet e kritikuan veprimin e tij ndërsa disa të tjerë e mbështetën duke e quajtur të drejtë atë që ai kishte bërë.
Caglar Ertugrul ka fituar çmimin Golden Butterfly për aktorin më të mirë në një komedi romantike në 2020 dhe çmimin për aktorin më të mirë në një serial televiziv në 2021.