Një vrasje ka tronditur mbrëmë Prishtinën. Në rrugë ‘Jeronim De Rada’, ka pasur të shtëna me armë zjarri e për pasojë ka humbur jetën i riu, Egzon Haziri 30 vjeç, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy persona. Si pasojë e të shtënave u plagos edhe personi që ishte me Hazirin, si edhe një grua kalimtare. Të dy u dërguan me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Kalimtarja është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa i plagosuri tjetër jashtë rrezikut për jetën.
Sipas gazetës Sinjali, të dyshuar si autorë të krimit janë vëllezërit Naim Berisha 39-vjeç dhe Ahmet Berisha 29-vjeç, të cilët ende nuk janë arrestuar nga policia. Dy grupet mësohet se janë përfshirë në konflikt dhe janë përplasur me njëri-tjetrin e më pas sherri ka degraduar në përdorimin e armës.
Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.