Albano ka bërë një rrëfim të ndjerë lidhur me raportin e tij me të atin, pas divorcit të prindërve. I ulur në oborr, ai rrëfeu i prekur se kishte 10 vite pa e takuar të atin, në një bashkëbisedim me Rigelsën.
Ai theksoi se ia ka ndjerë mungesën, por nuk e ka shprehur. Albano theksoi se i ati jeton në Milano dhe u takuan gjatë festave të fundvitit, pasi aktori ishte i angazhuar me disa koncerte në këtë qytet.
“I kam të divorcuar prindërit. Marrëdhënie kam (me babain), por jeton që në 2001 në Milano dhe kisha nja 10-11 vite pa e takuar. E takova këtë vit që vajta për Vitin e Ri, qëndrova dy javë aty se kisha dy koncerte me shqiptarët e Italisë dhe takova babin”, tha ai.
I pyetur nga Rigelsa nëse ia ka ndjerë mungesën, ai tha: E kam ndjerë po nuk e kam shprehur.