Antonela Berisha është përballur me një situatë aspak të këndshme, pasi në një video që qarkullon në rrjete sociale, thuhet se ish-konkurrentja e Përputhen ka ndërruar jetë, e kjo ka panikosur shumë ndjekës.
Antonela ka bërë një reagim të ashpër në rrjete sociale, teksa paralajmëron se nuk do ta lërë me kaq, por do të ndërmarrë procedura penale për autorët.
“Ma derguan disa persona kete lajmin dhe gjithashtu me erdhen shume mesazhe, nuk e di si mund te shkojne palaçot deri ne kete nivel per klikime. Shume here jane vendosur lajme te rreme per mua neper portale por kete here nuk do hesht, do ndermarr procedura penale per kushdo qofshi ju”, ka shkruar ajo.
Përhapja e lajmeve të rreme në rrjetet sociale për VIP-at, është kthyer në një problem, duke shqetësuar seriozisht mjaft prej tyre.