Kate Middleton vazhdon të jetë në qendër të mediave britanike e ndërkohë teoritë lidhur me shëndetin e saj sa vijnë e thellohen.
Disa thonë se gruaja e Princit William vuan nga kanceri, të tjerë janë të bindur se ajo ka probleme me shëndetin mendor.
Angela Levin, biografe e mbretëreshës Camilla, u shpreh gjithashtu kundër mungesës së informacionit për Princeshën e Uellsit, duke thënë se sëmundja e paraportuar mund të lidhet me një problem mendor të shkaktuar nga stili i ethshëm i jetesës së monarkes së ardhshme dhe presioni mediatik. Gjithashtu spekulohet se princesha në fakt i është nënshtruar një histerektomie totale, një operacion gjinekologjik që heq mitrën dhe qafën e mitrës. Specialistët thonë se në disa raste mund të hiqen edhe tubat fallopiane dhe vezoret nëse është e nevojshme.
Zhdukja e Middleton ka ngritur në tërësi shumë pikëpyetje. Për më tepër, sjellja e William e thelloi misterin. Ai anuloi disa nga detyrat e tij publike, papritur, pa shumë shpjegime. Edhe imazhi i saj në një makinë të drejtuar nga e ëma në Windsor, që tentoi të qetësonte ujërat në fakt prodhoi rezultatin e kundërt, e ndjekësit thanë se “aty dukej një fytyrë që fare mirë mund të mos jetë e saj”.