Këngëtarja e njohur Fifi rishtazi ka mbajtur një koncert LIVE ku një ndër të pranishmit ka imituar momentin kur asaj i bie të fikët gjatë kohës kur ishte në “Big Brother Vip”.
Menjeherë Fifi ka ndaluar performancën dhe ka sqaruar sërish se ai moment nuk ka qenë diçka e sajuar për show. Pasi e ka sqaruar, Fifi i ka dedikuar këngën “Lulija me limona” duke i dhënë kështu një mësim.
“Nuk jam rrëzuar sepse kam dashur. Po të kisha dashur të rrëzohesha për show kisha bërë tjetër gjë. Nuk jam rrëzuar për show dhe unë po e këndoj këtë këngë për ty”, është shprehur këngëtarja, teksa e ka përshëndetur fansin me këngën “O lulija jonë me limona, kush na ka inatin…”.