Sara dhe Bardhi kanë debatuar ashpër pas prime-t të djeshëm deri në pikën ku duket se lidhja e tyre po shkon drejt fundit.
Ka qenë Bardhi ai i cili ka kërkuar kohë për të kuptuar situatën mes tyre, ndërsa Sara i ka thënë se duhet të ndahen pasi ai nuk po përshtatet me të.
Pjesë nga debati:
Bardhi: Po mendohem, duhet të kemi pak hapësirë.
Sara: Nuk do të ketë distancë, do të ketë një ndarje definitive sepse ne të dy nuk shkojmë me njëri-tjetrin dhe ti refuzon të përshtatesh me mua. Unë kam bërë gjithçka, kam bërë shumë sakrifica.
Bardhi: Unë kam bërë më shumë sakrifica për ty. Kam thyer shumë principe të miat për ty.
Sara: Unë s’kam bërë asgjë?
Bardhi: Kështu mendoj, je munduar deri diku por jo aq sa unë. Unë jam munduar ta mbaj litarin e lidhjes, jo ti, ti e ke këputur.
Sara: Më vdekt mami jam e skandalizuar nga kjo që po dëgjoj nga goja jote. Nëse ti për gjëra të vogla nuk je mirëkuptues, imagjino çfarë bën për gjëra më të mëdha. Tani do dalësh ti sikur bëre mirë që ma the se nxore fytyrën time të vërtet. Ti duhet të kishe ardhur të më kërkoje ndjesë për situatën që krijove
Kjo jam unë e vërtetë bëj çfarë veprimi të duash nuk më intereson fare. Zero. Nëse ti në këtë situatë më ushtron mua presion për gjëra të tilla kaq idiote aq sa të arrij unë të fikem në ‘Prime’ dhe të them vetëm, mirëmbrëma edhe natën e mirë, jo mor shok. Nuk më ke pjellë ti mua dhe të më thuash të të kërkoj falje. Do të kënaqësh ti sedrën tënde egon tënde.
Bardhi: Duhet t’i jesh mirëkuptuese një djali që e di që po mban dhuratën e ish-it çdo ditë. Ji mirëkuptues ndaj djalit që i ke treguar që ke qenë shtatzënë një javë më vonë. Ke qenë jo mirëkuptuese.