Ledjona dhe Egla kanë debatuar ashpër sërish, aq sa është dashur ndërhyrja e banorëve. Teksa Ledjona po kërcente i është afruar Eglës, ndërsa kjo e fundit e ka shtyrë duke i thënë se është në hapësirën e saj personale.
Pjesë nga debati i tyre:
Egla: Deri dje kam qenë me ilaçe unë, i mbarova. Doktoreshë je ti?
Ledjona: Kur të dalësh jashtë do ta marrësh vesh çfarë jam unë.
Egla: Do që të kesh ndonjë hall të më ndihmosh, se vetëm atëherë aktivizohesh ti. Ti je gjynah. Ti je një peshk pa bisht, që nuk di të notosh.
Egla: O grua që mallkon. Nuk të duroj se e ke zërin shumë të bezdisshëm.
Egla: Je në hapësirën time. Shtyhu se je në hapësirën time, o gjë e ulët. (Ndërhyn Meritoni për t’i ndarë)
Ledjona: “Mos më prek me dorë. Nuk duhet të prekesh.”
Egla: Po po kërcejmë, hajde se më ftove në vallëzim. Kur do të kërcesh mbaroje deri në fund, frikacake.
Ledjona: O e dështuar, hipokrite!