Superylli i popit Taylor Swift vendosi një tjetër rekord të industrisë muzikore të dielën, duke fituar çmimin Grammy për albumin e vitit për herë të katërt. Një arritje e paprecedentë në një listë që dominohej nga gratë.
Swift njoftoi se do të publikonte një album të ri në prill. 34-vjeçarja fitoi albumin e vitit për “Midnights”, duke eklipsuar legjendat e muzikës Frank Sinatra, Paul Simon dhe Stevie Wonder, të cilët e fituan këtë çmim secili nga 3 herë.
Në momentin e marrjes së trofeut, Swift u shpreh e emocionuar dhe tha se do të vazhdonte të shkruante dhe të këndonte këngë. Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy vajzat morën çmimet kryesore.
Kënga e Billie Eilish “What Was I Made For?”, një baladë e shkruar për kolonën zanore të filmit “Barbie” u shpall kënga e vitit. Miley Cyrus arriti rekordin e vitit për himnin e saj “Flowers”.
Artistja më e mirë e re shkoi për këngëtaren R&B dhe pop Victoria Monet.