Kourtney Kardashian ka vendosur të kalojë pak kohë larg familjes së saj që pas lindjes së fëmijës së parë me Travis Barker. Ndërkohë që ajo ka mbajtur distancë, motrat e saj mesa duket kanë forcuar lidhjen e tyre me ish-partnerin e Kourtney-it, Scott Disick.
Ekspertja e marrëdhënieve, Louella Alderson tha se është “e kuptueshme” që motrat e Kourtney kanë vendosur të ftojnë Scott në ngjarje familjare.
Në një intervistë për The Mirror, ajo u shpreh:
“Kourtney është distancuar nga motrat e saj gradualisht me kalimin e viteve dhe është e qartë se ka pasur tension mes saj dhe Kim në veçanti. Kourtney ka qenë e preokupuar me marrëdhënien e saj të re me Travis dhe është zhytur plotësisht në atë pjesë të jetës së saj. Fokusi i saj është zhvendosur nga familja Kardashian në ndërtimin e marrëdhënies së saj me Travis, familjen e tij dhe fëmijën e tyre të ri, Rocky.
Louella tha gjithashtu:
“Nëse Kourtney nuk dëshiron të kalojë aq shumë kohë me motrat e saj, është e kuptueshme që ata të ftojnë Scott pasi ai është babai i fëmijëve të Kourtney dhe Kris, Khloe dhe Kim të gjithë mendojnë për të si familje”.
Kujtojmë se ish-çifti ka tre fëmijë – Mason, 13, Penelope, 12 dhe Reign, nëntë.