Aktori Julian Deda ka folur për ndarjen nga jeta të babait të tij, Zef Deda. Teksa fliste me banorët e tjerë të BBV, Deda tha se është e vështirë të shohësh prindin të ikë dhe nuk ke asnjë fuqi për të bërë diçka.
Në momentet e fundit të jetës, Juli tha se Zefi kishte thënë një batutë.
“Qenka shumë e vështirë të shikosh prindin të iki dhe nuk ke se çfarë t’i bësh më. Ditën e parafundit më tha mua dhe Marios: A po më jepni pak frymë mor burrë’, se s’merrte dot frymë kishte arritur lart shumë. Merrte frymë një herë në 20 sekonda. E tha edhe një batutë në fund’, edhe i thashë: Po ça të bëj o babi hape gojën të jap unë”, u shpreh Juli.