Aktorja Eliona Pitarka thotë se është 100% mbështetëse e Julit në lojën e “BBVIP”. E ftuar në “S’e luan topi” ajo shprehet se e njeh Julin prej vitesh dhe se shpreson dhe beson se ai do ta fitoj këtë format.
E pyetur nëse ajo vetë do të donte të ishte pjesë e “Big Brother”, Pitarka thotë se po mos kishte dy vajzat e saj për të cilat i duhet të kujdeset do ta mendonte.
Eliona: Unë e kam thënë publikisht, bëra edhe një postim natën që filloi “BBVIP”. Absolutisht jam “TaeamJuli” 100%, unë e njoh Julin prej 10 vitesh tashmë, e njoh shumë mirë sepse qëndronim me orë të tëra çdo ditë. Në finale ai do të jetë por unë pres që ai ta fitojë.
Gazetarja: Po ti vetë do ta kishe provuar si eksperiencë?
Eliona: Po, po të mos isha me vajzat pse jo do ta kisha provuar.