Bardhyl Idrizi, i njohur si Bardhi në muzikë, konfirmoi nga koncerti “live” në Tiranë se do të ishte pjesë e Big Brother Vip Albania 3.
Mirëpo natën e mbrëmshme në nisjen e edicionit të tretë, Bardhi nuk u fut.
Mendohet se këngëtari mund të jetë penalizuar nga produksioni për shkak të njoftimit që dha para fansave, pasi nuk lejohet që banorët të konfirmojnë jashtë se do të jenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ende nuk ka asnjë reagim nga Bardhi.