Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka realizuar së fundmi një tatuazh “live’ në një studio televizive. E ftuar në “Late Night With Seth Meyers”, Dua, madje edhe moderatori i emisionit, realizuan një tatuazh të njëjtë.
“Jam shumë e emocionuar. Ne do të jemi të lidhur për gjithë jetën me këto tatuazhe të njëjta”, tha Dua.
Ishte artisti i famshëm i tatuazheve Bang Bang, i cili realizoi tatuahzin e Duas. Me humor, ai i dhuroi një kukull Barbie “Seth Meyers” për ta mbajtur në rast se kishte frikë apo dhimbje nga tatuazhi.
“Mbaje këtë nëse ke frikë”, i tha ai me humor.