Përpos çmimeve dhe veshjeve, vëmendjen e “Golden Globe 2024” e morën pëshpërimat e Selena Gomez dhe Taylor Swift. Të dyja u panë duke folur me njëra-tjetrën e duke qeshur dhe të gjithë menduan se po flisnin për Kylie Jener dhe Tmothee Chalamet.
Mirëpo, vetë Selena e ka mohuar një gjë të tillë. Ajo ka reaguar me një koment në rrjete sociale ku është shprehur se po i tregonte Taylor-it për dy miqtë e tyre që ishin lidhur.
“Joooooo i thashë Taylor-it për dy nga miqtë e mi që u lidhën. Jo se kjo është punë e ndokujt”, ka thënë Selena.
Këngëtarja njoftoi se po largohet dhe nga rrjetet sociale, e po shijon dashurinë e re.
“Po largohem nga rrjetet sociale për pak kohë. Po fokusohem tek çfarë vlen vërtetë”, tha ajo.