Qyteti i Vlorës është blinduar nga forcat policore në përpjekje për të garantuar rendin, në një kohë kur Sokol Sinamati, i njohur si ‘buzëderri’ ka marrë leje nga burgu për të qenë i pranishëm në ceremoninë e varrosjes së të birit, Gëzimit. Rreth 100 forca policie janë angazhuar për të shoqëruar Sokol Sinomatin, ish-anëtar i bandës së Gaxhait.
Gëzim Sinomati, u ekzekutua me snajper mbrëmjen e se dielës (7 janar) do të përcillet sot për në banesën e fundit. I riu u qëllua me snajper teksa ishte në ballkonin e banesës ku kishte dalë për të pirë cigare, nga një makinë tip ‘BMW X3’ e vjedhur me targa të dubluara.
Gëzim Sinomati është qëlluar nga sedilja e pasme e makinës në një distancë prej 35-40 m. Në pjesën e pasme të makinës që u përdor nga atentatorët dhe që u gjet e djegur, është gjetur një bllok betoni, që ishte modifikuar në sediljen e pasme për të qëndruar qitësi.