Një gazetare ka kërkuar ndihmën e të pranishmëve VIP-a në Golden Globes pasi humbi diamantin katër karatësh në tapetin e kuq. Të dielën më 7 janar, Keltie Knight, korrespondente e E! News, po raportonte nga tapeti i kuq jashtë 81-të vjetor të Golden Globes kur vuri re se guri i mungonte unazës së saj.
“Përshëndetje të gjithëve, një emergjencë në Golden Globes. Nëse je një i famshëm dhe shikon një diamant katër karatësh në tapetin e kuq, ju lutem ma ktheni atë!”, tha Knight në një video të shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram. Knight gjithashtu ndau një foto në InstaStory që tregonte atë duke kërkuar diamantin në tapetin e kuq. Sipas Knight, ajo ka të ngjarë ta ketë humbur unazën ndërsa po pozonte për foto në tapetin e kuq.