Bukuroshja Juliana Nura nuk ka ndalur që pas suksesit që shënoi në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova, ku rezultoi vajza më e votuar e atij edicioni. Ajo pati një paraqitje të shkëlqyer edhe në spektaklin e kërcimit, ‘Dancing With The Stars Albania’, ku u shqua për performancat e saj artistike dhe angazhimin në spektakël. Juliana, foli së fundmi në një intervistë për sukseset e saj gjatë 2023 dhe sfidat dhe detyrimet që ia ka vënë vetes gjatë këtij viti.
Duke mos dashur të zbulojë shumë pasi ende nuk i ka bërë publike planet e saj e vitit 2024, Xhuli u shpreh se me shumë gjasë fansat do të mund ta shohin në televizion.
“Besoj që do më shihni në televizion, nuk e di akoma sepse jemi ende duke biseduar për planet e vitit 2024 por nuk guxoj të tregoj ende. Dhe pse jo, një ditë edhe politikës mund t’i futem pse jo? Kam dëshirë që zëri im të dëgjohet dhe të jetë për qindra-mijëra gra që kanë nevojë dhe unë të jem zëri i tyre”, tha Juliana.
Ajo theksoi se vijon misionin e saj si mbështetëse e grave. Xhuli edhe gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova e tregoi disa herë me krenari se ringritja e saj dhe rikthimi në skenë pas shumë viteve që ishte larguar nga estrada për shkak të një video-skandali, duhet të shërbejë si frymëzim për shumë njerëz, që nuk duhet të dorëzohen përpara sfidave.