Lee Sun-kyun, një aktor koreano-jugor që tërhoqi vëmendjen globale me performancën e tij si patriarku i pasur në filmin fitues të çmimit Oscar “Parasite”, u gjet i vdekur të mërkurën në një park të Seulit, thanë zyrtarët në kryeqytet.
Lee, 48 vjeç, i cili pati një fund të hidhur në filmin e vitit 2019, i pari i Koresë së Jugut që fitoi ndonjë Oskar, ishte përballur tre herë me akuzat për përdorim të paligjshëm të drogës.
Autoritetet e gjetën Lee pasi ishte shpallur person i zhdukur. Ai u gjet në makinë në një park në Seul, pasi menaxheri i tij i tha policisë se aktori ishte larguar nga shtëpia, duke lënë pas një shënim vetëvrasjeje.
Një thriller komedi me regji të Bong Joon-ho, “Parasite” fitoi çmimin e Akademisë në vitin 2020 në katër kategoritë e filmit më të mirë, regjisorit më të mirë, skenarit më të mirë origjinal dhe filmit më të mirë ndërkombëtar, pas gjashtë nominimeve për Oscar.