Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka arrestuar shefin e Policisë së Burgut të Drenovës, Mariglen Kadiu.
Kadiu është lënë me masën e sigurisë arrest shtëpie pasi dyshohet që arrestimi ka lidhje me detyrën që ka kryer para disa kohësh në burgun e Peqinit.
Kadiu është transferuar në burgun e Drenovës 8 muaj më parë.