Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, ka bërë një postim që për disa tifozë është parë qesharak.
Në Instagram, Spalletti ka postuar në “Instagram” një foto të shtëpisë së tij, në Remessa, duke uruar të gjithë të kalojnë një ditë të lumtur.
Italiani i referohet edhe Italisë ku shprehet se i ka kërkuar Santa Claus-it mbështetjen për Kombëtaren.
“Këtë vit i kërkova Santa Claus lumturinë dhe mbështetjen tuaj për ekipin kombëtar! Gëzuar Krishtlindjet për të gjithë ju.”– ishte mesazhi i Spalleti-t.